Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës para objektit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ku u gjet dhe u konfiskua një granatë dore si dhe një veturë e dyshuar.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se personi i dyshuar i cili u dërgua në stacion policor, është i moshës 27-vjeçare.
Kelani tha se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent.
“Rreth orës 08:40 min, të gjitha njësitet relevante policore kanë përfunduar vendshiqimin e vendit të ngjarjes dhe rruga është liruar për qarkullim. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në veturën e personit të dyshuar mashkull kosovar (E. B. 1993), është gjetur dhe konfiskuar një granat dore. Po ashtu vetura e dyshuar është konfiskuar nga Policia. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmirren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent.”, tha Kelani për Reporterin. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.