Fidan Aliti pati rastin më të mirë te Kosova për ta barazuar rezultatin dhe madje kjo mundësi erdhi në minutat e fundit të ndeshjes
Kosova mbrëmë u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut dhe kështu shuajti ëndrrat për një kualifikim në Kampionatin Evropian, shkruan Reporteri.net
Aliti pati një mundësi të shkëlqyer në minutën e 94-të që ta barazonte rezultatin dhe të dërgonte ndeshjen në vazhdime.
Edon Zhegrova goditi fuqishëm me të majtën e tij nga distanca dhe nga topi i kthyer Aliti gjuajti mirë, por portieri i Maqedonisë, Dimitrevski bëri një pritje spektakolare, ndoshta më të mirën në karrierën e tij.
Futbollistët e Kosovës ishin shumë të zhgënjyer me këtë humbje, derisa ndeshja e radhës do të jetë me Slloveninë në Fadil Vokrri. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.