Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020” pas humbjes së sontme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Në “Todor Proeski” në Shkup, “Dardanët” janë përballur sonte me Maqedoninë e Veriut.
Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.
Pas ndeshjes, trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani ka folur në lidhje me të ardhmen e Bernard Challandesit në krye të “Dardanëve”.
“Challandes e ka bërë një punë të madhe me Kosovën. Largimi ose qëndrimi i tij është punë e FFK-së dhe jo e imja. Por, në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në nivelin e duhur loja e Kosovës”, tregoi “Toki” në “Klan Kosova”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.