×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti krenohet për menaxhimin e pandemisë: Na keni sharë, por sot jemi bërë shembull në rajon e më gjërë

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 11:50

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po raporton para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.


    Hoti ka thënë se për këto 100 ditë, Qeveria e tij është fokusuar në mbrojtjen e lirisë së qytetarëve dhe kthimin e normalitetit në jetën e tyre, shkruan Reporteri.

    Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e tij ka rinovuar miqësitë me partnerët ndërkombëtarë.

    Hoti ka folur edhe për menaxhimin e pandemisë duke thënë se qeveria që ai drejton ka menaxhuar me sukses pandeminë pavarësisht kritikave të vazhdueshme. Sipas Hotit, Kosova sot është bërë shembull në rajon e më gjërë se si mund të menaxhohet me sukses një pandemi.

    “Për këtë pandemi jemi sharë shumë por sot jemi bërë shembull në rajon e më gjerë se si menaxhohet pandemia. Ata persona që i kanë shtrembëru të dhënat e numrit të infektuarve për ta nxjerrë vendin e tyre keq sot duhet të turpërohen”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!