×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Në Qeverinë Hoti po lulëzon korrupsioni

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 12:23

    Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë duke thënë se kjo qeveri është shembull, por shembull i keq për menaxhimin e Covid-19.


    Selimi ka thënë se në menaxhimin e Qeverisë Hoti, po lulëzon korrupsioni pa e ngacmuar askush.

    “Krahasojeni vet Hotin me Kurtin, krahasojeni Konjufcën me Melizën, Haxhiun me Selimin, Rozetën me Kuçin dhe mbi të gjitha krahasojeni Vitinë me Zemajn.

    Nuk po krahasoj kush sepse e di që ka kush mund ta bëjë më mirë. Korrupsioni në këtë qeveri po lulëzon, po rritet pa e ngacmuar kërkush. Shikoni çka bëri më 4 shtator, hoqi masat e reciprocitetit për të shkuar atje, hoqi dorë nga kërkesa për njohje reciproke.

    “Jep dorëheqje Avdullah, ktheja qytetarëve atë që ua more padrejtësisht vendimarrjen”, u shpreh Selimi.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!