×
  • Lajme
  • Lajme

    “A jeni në men bre ju, a jeni normal” – përplasja e Selimit me Hotin në Kuvend

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 12:35

    Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi  i është drejtuar me një ton të ashpër kryeministrit, Avdullah Hoti në Kuvend ku ai po raporton për 100 ditëshin e qeverisjes.


    Hoti ndër të tjera foli edhe për raportet me Shqipërinë duke thënë i ka gjetur të ngrira nga qeveria e Albin Kurtit, shkruan Reporteri.

    Ndaj kësaj deklarate, reagoi ashpër Rexhep Selimi i cili e pyeti Hotin se a janë normale deklaratat e tilla.

    “A jeni në mend bre ju, kur kanë qenë marrëdhëniet e ngrira me Shqipërinë. A jeni në men bre ju. Kurrë nuk kemi pasur të ngrira raportet, ne jemi vëllezër”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shikoni videon:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!