×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Selimi e quan ekzekutivin ‘Qeveri Koti’, Hoti lëshon sallën e Kuvendit

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 12:24

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka lëshuar sallën e Kuvendit, pasi mori fjalën shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.


    Selimi sapo nisi fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit, ekzekutivit iu referua me emrin “Qeveri Koti”, shkruan Reporteri.net.

    E kjo si duket bëri që kryeministri Hoti të lëshojë sallën dhe mos ta dëgjojë fjalimin e deputetit Selimi.

    Avdullah Hoti është ftuar sot që të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me 100 ditëshin e parë të tij në udhëheqjen e Qeverisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!