×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohen detaje të reja lidhur me vrasjen e kosovarit në Londër

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 12:29

    Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ekzekutimin Flamur ‘Alex’ Beqirit, rreth një vit më parë në Londër.


    Policia bën me dije se 3 persona janë arrestuar në Suedi, si të dyshuar kryesorë për ekzekutimin e vëllait të yllit të “Real Housewives”, Misse Beqiri.

    36 vjeçari Flamur Beqiri u qëllua disa herë me armë zjarri përpara syve të gruas dhe fëmijës në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në oborrin e shtëpisë.

    Policia Britanike njofton se tashmë ngjarja është drejt zbardhjes pas arrestimit të 3 shtetasve suedezë në Stockholm, në bazë të një udhër-arresti ndërkombëtar. Tashmë 3 të rinjtë presin që të ekstradohen drejt Britanisë.

    Më herët për këtë ngjarje është arrestuar në Danimarkë 23 vjeçari Anis Fouad Hemissi, i cili u ekstradua në Britani në muajin qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!