×
  • Lajme
  • Lajme

    Instituti i Historisë distancohet nga Frashër Demaj lidhur me botimin e teksteve të përbashkëta

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 14:01

    Instituti i Historisë “Ali Hadri” përmes një deklarate për media ka deklaruar se nuk ka dërguar tre  historianët Frashër Demaj, Jusuf Bajraktari e Fehmi Rexhepi të apostrofuar në lidhje me tekstet  alternative të historisë së popujve të Ballkanit.


    “Instituti i Historisë-Prishtinë, këto ditë po ndjekë me shqetësim debatin e fundit në mediume të ndryshme, lidhur me botimin e teksteve të përbashkëta alternative të historisë së popujve të Ballkanit, projekt në të cilin ishin të përfshirë edhe tre studiues nga Kosova. Në këtë debat, i cili po shoqërohet me akuza e kundërakuza, e shohim të arsyeshme të sqarojmë për opinionin e gjerë se asnjëri prej tre historianëve të apostrofuar (Jusuf Bajraktari, Fehmi Rexhepi dhe Frashër Demaj) nuk është dërguar nga Instituti”, thuhet në komunikatë.

    Tutje, Instituti i Historisë në këtë komunikatë distancohet nga përmbajtja e këtyre teksteve dhe kanë kërkuar nga ASHAK’u dhe Ministria e Arsimit që të kenë qëndrim të përbashkët lidhur me këtë çështje.

    “Sa i përket përmbajtjes së teksteve, Instituti i Historisë nuk pajtohet me përmbajtjen e tyre. Në këtë kontekst, kërkojmë nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, e në veçanti nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që të kemi një qëndrim të përbashkët”, thuhet tutje në komunikatë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!