Bajram Gecaj, Shef i Kabinetit të Ministrit Agim Veliu, e ka quajtur parazite Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj ka rikujtuar një deklaratë të Emisarit Special të Presidentit Trump, Richard Grenell, i cili kishte thënë se nevojiten politikanë që bëjnë më shumë sesa vetëm ankohen, duke aluduar kështu për Osmanin.
Sipas Gecajt, Osmani po dëshiron të ngritet politikisht duke dëmtuar shtëpinë e saj.
“Richard Grenell kishte dhënë definicionin më të qëlluar për parazitët politikë: “Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se sa vetëm të ankohen”! E këta që ankohen nuk mund të radhisin bash asnjë kontribut të vetëm domethënës për vendin e tyre, pos faktit që e tërë veprimtaria dhe ngritja e tyre politike ishte duke e dëmtuar shtëpinë e vet!”, ka shkruar Gecaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.