×
  • Sport
  • Sport

    Asambleisti i PSD’së në Prishtinë fyen Vedat Muriqin: Ti je një copë m***

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 14:19

    Adrian Berisha, asambleist i PSD’së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka drejtuar fyerje ndaj sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, duke e bërë përgjegjës direkt për mosparaqitjen e tij në ndeshjen vendimtare të Kosovës për kualifikim në europianin e futbollit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm.


    Kosova mbrëmë humbi ndaj Maqedonisë së Veriut, duke shuar kështu ëndrrën për kualifikim në europian. Kosova luajti pa lojtarët kryesor, si Muriqi, Rashica e Rrahmani. Të tre këta po shihen si fajtor për mosparaqitjen e tyre, pasi po besohet se janë treguar shumë të dëgjueshëm ndaj klubeve të tyre, që të ruajnë rehatinë për vete, duke e sakrifikuar kualifikimin e Kosovës.

    Pavarësisht problemeve me pandeminë dhe hezitimin e klubeve që t’i lirojnë lojtarët për të pasur paraqitje me përfaqësueset e tyre, ekziston përshtypja se sikur këta lojtarë të ishin më këmbëngulës, ata edhe do të mund të liroheshin për të luajtur për Kosovës, shto këtu edhe faktin se fitorja ndaj Maqedonisë do të bënte që Kosova të kishte vetëm edhe një hap drejt europianit.

    Në këtë linjë, edhe asambleisti i PSD’së, ka fajësuar Muriqin, duke i thënë se nuk je asgjë më shumë se sa një copë m***.

    “Vedat Muriqi, tu sei un PEZZO DI MERDA. Tash qe je shku ne LAZIO, besoj qe e kupton cka po du me te thone dhe kshtu nuk po menoj vec une, po shume tifoz kosovar”, ka shkruar në “Twitter” asamblisti i Komunës së Prishtinës në llogarinë e tij personale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!