Pasi Presidenti i kërkoi Kryeministrit Rama të tregojë se ku dhe me cilin subjekt të OFL është takuar, përmes një tuiteri ka reaguar Kryeministri.
“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake”, shkruan Rama.
LEXO EDHE-Meta fton Ramën në debat: Jap dorëheqjen nëse ai më fakton…
Ndërkohë më herët, përmes një letre dërëguar Asamblesë Socialiste që do të mbahet sot, Presidenti e ftonte Kryeministrin në debat televiziv, ndërsa thoshte se do të tregonte lidhjet e Ramës me botën e krimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.