Kryeministri Avdullah Hoti, i ka thurur lavde për punën e Qeverisë së tij në këto 100 ditët e para, duke i përmendur shtatë gjëra pozitive.
Hoti ka potencuar që në fillim se arritje të 100 ditëshit e konsideron, siç e quan ai, rikthimin e miqësisë me partnerët strategjikë, shkruan Reporteri.net.
Kryeministri ka përmendur edhe rikthimin në normalitet për sigurinë e qytetarëve, e po ashtu thotë se kanë hequr Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme nga COVID-19.
“Jemi bërë shembull në rajon e më gjërë se si menaxhohet pandemia”, ka thënë Hoti, ndër të tjera.
E kryeministri ka thënë se ditët e tij në qeverisje, shquhen edhe se nuk ka pasur afera korruptive.
Ndryshe, mbi këto pika u bazua edhe raportimi i Hotit para deputetëve, të cilët e ironizuar duke thënë madje se “kryeministri po duket sikur të mos flas për Kosovën”.
Ky është postimi i plotë i Hotit:
Pavarësisht rrethanave të shkaktuara nga pandemia, për 100 ditë qeverisje ne kemi sjellë ndryshim.
? kemi rikthyer miqësitë me partnerët strategjik,
? kemi hequr Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme nga COVID19,
? kemi kthyer normalitetin dhe sigurinë në jetën e qytetarëve,
? jemi bërë shembull në rajon e më gjerë se si menaxhohet pandemia,
? kemi bërë veprime konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,
? po ecim përpara në procesin e dialogut,
? zero afera korruptive.