×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është serbi që do ta zëvendësojë Marko Gjuriqin në krye të Zyrës për Kosovën

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 14:55

    Petar Petkoviq zëvendësoi Marko Gjuriqin në postin e drejtorit të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën.


    Petkoviq u emërua shef i “zyrës” sepse Gjuriq, u shkarkua nga kjo pozitë për ta marrë detyrën e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, raporton Nova.rs.

    Petkoviq është zyrtar i Partisë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit dhe anëtar i këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, dhe që nga viti 2016 ai ka kryer funksionin e ndihmësit të Gjuriqit.

    Ai u diplomua në Fakultetin Teologjik Ortodoks në Universitetin e Beogradit dhe Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

    Pas zgjedhjeve të vitit 2012, ai u zgjodh deputet në listën e Partisë Demokratike të Serbisë.

    Në tetor të vitit 2014, Petkoviq u largua nga PDS, vetëm një ditë pasi themeluesi dhe udhëheqësi i saj i vjetër Vojislav Koshtunica u largua nga partia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!