×
  • Sport
  • Sport

    Plaçkitet vila 7 milionëshe e CR7 në Madeira, policia menjëherë identifikon hajdutin

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 16:00

    Pas banesës torineze të Douglas Costa, edhe shtëpia e Cristiano Ronaldo në Madeira është bastisur. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale portugeze, por është publikuar edhe nga Daily Mirror.


    Nga vila me vlerë 7 milionë euro e lojtarit janë zhdukur disa objekte të çmuara e disa materiale sportive, mes të cilave një fanellë e Juventus e autografuar nga pesë herë Topi i Artë. Policia e ka identifikuar hajdutin.

    Nga ndërtimi i parë i ngjarjes duket se grabitësi është futur në rezidencë nga porta e garazhdit, e hapur nga një punonjës i mirëmbajtjes. I dyshuari nuk ka qendruar gjatë brenda banesës, ndërsa telekamerat e brendshme me qark të mbyllur i kanë lejuar Policisë të shohin hajdutin, duke e identifikuar menjëherë. Sidoqoftë, akoma nuk janë kryer arrestime.

    Në vilën prej 7 milionë euro, që ngrihet mbi arqipelagun e Madeiras, ishin prezentë në momentin e vjedhjes edhe e ëma Maria Dolores Averio e i vëllai Hugo. Banesa përbëhet nga shtatë kate, kështu që të dy nuk kanë kuptuar asgjë. Sulmuesi i Juventus, që në momentin e grabitjes luante në fushë për Portugalinë, e ka blerë pronën me pamje nga deti, me dy pishina e një fushë futbolli, në 2015.

    Në mëngjes, të tjerë hajdutë i kanë bërë një vizitë një tjetër lojtari që lidhet me Juventus: Douglas Costa. Anësori brazilian, i sapo shitur tek Bayern Mynih, ka pësuar një vjedhje në shtëpinë e tij në qendër të Torinos. Keqbërësit, që mendohet se kanë hyrë nga dritarja, kanë marrë bizhuteri e orë për një vlerë totale rreth 300 mijë euro. Për ngjarjen po heton policia, sinjalizuar nga vetë futbollisti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!