Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ajo dhe kryetarët e 11 qyteteve më të mëdha të Gjermanisë janë pajtuar për të zbatuar masa më të rrepta kundër pandemisë, nëse numri i të infektuarve tejkalon një prag prej 50 rastesh për 100,000 banorë, gjatë një jave.
Kufizimet përfshijnë rregulla më të rrepta për mbajtjen e maskave, kufizime në tubimet private dhe rregulla më të rrepta për blerjen e alkoolit, tha Merkel, duke shtuar se përparësia e saj kryesore ishte të shmangte mbylljen e ekonomisë dhe shoqërisë, si në pranverë.
“Ne kemi dëshmuar se mund të qëndrojmë së bashku kundër koronavirusit dhe duhet ta bëjmë atë përsëri”, tha Merkel.
Kancelarja gjermane paralajmëroi se vendi mund të humbasë kontrollin e pandemisë së koronavirusit nëse rajonet me shifra të larta të të infektuarve nuk ashpërsojnë masat.
Gjermani ka shënuar rritje të numrit të personave me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore në Gjermani të premten raportuan për 4,516 raste të reja të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 314,660. /REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.