Kombëtarja e Kosovës mbrëmë humbi mundësinë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian pasi dështoi në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit ku u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut
Në rast të një kualifikimi të mundshëm të Kosovës në Evropian, atëherë Kombëtarja do të fitonte 9.5 milionë euro nga UEFA, e cila ndanë këtë shumë për secilën Federatë që arrin grupet e Kampionatit Evropian, shkruan Reporteri.net
Ndërkaq, gjithnjë nëse do të luante në Evropian, çdo fitore në grup do të vlente 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi 750 mijë euro.
Kështu Kosova dje humbi mundësinë që të fitonte një shumë të madhe parash nga UEFA.
Megjithatë, le të shpresojm që Kombëtarja jonë përsëri të ketë mundësinë në të ardhmen që të kualifikohet në një kompetcion të tillë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.