Jane Velkovski, një djalosh i ri me probleme të rënda shëndetësore ishte i pranishëm në tribuna në ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosova
Velkovski është i paralizuar dhe ecën me karrocë. Ai njihet si një tifoz i flakët i Kombëtares së Maqedonisë, shkruan Reporteri.net
Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut i dërgoi atij ftesë speciale për të qenë një ndër shikuesit e paktë në stadium.
Pas ndeshjes Velkovski ishte i pranishëm edhe në zhveshtore ku realizoi fotografi me futbollistët e njohur si Enis Bardhi dhe Ristovskin.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut fitoi 2-1 dhe kaloi në finale të play-offit të Ligës së Kombeve ku do të përballet me Gjeorgjinë në nëntor. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.