Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka folur sot për mundësinë që ambasadorja e Kosovës në SHBA, të bëhet presidente e Kosovës.
E ftuar në emisionin Frontal në T7, Hoxha ka thënë se Çitaku është një aset i çmuar i PDK-së.
“Vlora është aset i padiskutueshëm i PDK-së, pavarësisht se ajo ka qenë në një pozicion tjetër publik – si ambasadore. Mua më ka gëzuar fakti që ajo po kthehet në Kosovë”, ka thënë Hoxha.
Duke mohuar që në strukturat e PDK-së është folur për të që ajo të bëhet presidente, Hoxha ka thënë se Kosova do të krenohet me Çitakun si presidente.
“Mua më gëzon fakti nëse bëhet presidente, është grua e zonja, është grua ku Kosova mund të krenohet ku do që prezantohet, qoftë si ambasadore, qoftë si politologe qoftë si deputete kur ka qenë por edhe qoftë si presidente”, ka thënë Hoxha në Frontal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.