Të dënuarit në burgun e Peqinit kanë vendosur të ndëpresin grevën e urisë të nisur pak ditë më parë, pas një takimi me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.
Të dënuarit kanë reaguar pasi sipas tyre në në shumë raste iu janë shkelur edhe të drejtat dhe për këtë arsye kanë nënshkruar një peticion ku mes të tjerash kanë kërkuar amnisti të përgjithshme, përcaktim me viteve të dënimit të përjetshëm me 20 vite burgim si dhe aplikimin e lirimit pas 3/5 të dënimit. Pas protestave nga të burgosurit, Ministria e Drejtësisë, shkarkoi edhe drejtorin e burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta.
Duket se mes të burgosurve dhe përfaqësuesve të Ministrisë është gjetur dakordësia për t’i dhënë fund grevës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.