Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”, ka thënë për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, se nuk di të këndojë. Madje, Selimi thotë se me këndim, Haradinaj, bash dy lidhje s’i ka.
“Ai s’din me knu. Pernime s’din me knu. Dy lidhje s’i ka. S’di pse e provon”, ka thënë Selimi për Haradinaj.
Tutje, Selimi flet për artin e tij. Thotë se për herë të parë provoi pikturën gjatë kohës sa ishte ilegal, pak parë luftës në Kosovë.
“Më parë kam bërë grafika. Dikujt i pëlqejshin dikujt jo. Po flas kur kam qenë fëmijë. Atëherë kam vizatuar, por jo pikturë. Pikturë kam provuar në vitin 1997 kur kam qenë ilegal. Aty ka qenë një muri i vrazhdët. Aty e kam provuar për herë të parë”, ka thënë Selimi.
Tutje, ai foli për artin e tij dhe konsideron se ndoshta edhe duhet hapur ekspozitë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.