×
  • Lajme
  • Lajme

    Del jashtë funksioni rëntgeni që u ble 100 mijë euro nga QKMF-ja në Mitrovicë

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 22:04

    Para një viti në QKMF-në në Mitrovicë u përurua rëntgeni, por asnjëherë nuk është futur në funksion.


    Një vit më parë e prenë shiritin.

    Në këtë formë, kryetari i Mitrovicës së Jugut uroi stafin e Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjarë në Mitrovicë ‘’Dr Nexhat Cuni’’ për pajisjen me rëntgen digjital.

    Me mburrje, kjo aparaturë që kishte kushtuar 100 mijë euro u prezantua nga Bahtiri dhe Drejtoresha e shëndetësisë, Erseka Barani.

    Pavarësisht këtij investimi, qytetarët asnjëherë nuk patën mundësi ta provojnë këtë aparaturë.

    E Komuna e Mitrovicës, ka një arsyetim se pse qytetarët nuk po mund ta kryejnë këtë shërbim.

    Sipas kryetarit Agim Bahtiri, pajisja nuk është futur në funksion, pasi kompania që solli aparaturën e kishte mashtruar Komunën.

    Bahtiri i cili nuk mban mend emrin e kompanisë bashkëpunuese thotë se këta të fundit sollën një aparature krejt tjetër nga ajo cka kishin prezantuar në projekt.

    Pas këtij rasti Bahtiri thotë se ka ftuar edhe organet e hetuesisë të merren me rastin.

    Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Barani thotë se deri vitin tjetër nuk do të ketë zgjidhje për këtë problem.

    Ndërkaq, qytetarët e Mitrovicës që i’u gëzuan investimit, po ndihen të zhgënjyer.

    T7 ka kontaktuar edhe Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

    Prokuroria i është përgjigjur televizionit duke mohuar se kanë pranuar një ankesë të tillë.

    Ndërkaq Gjykata nuk ka kthyer përgjigje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!