×
  • Sport
  • Sport

    E kritikuan dhe shanë, Muriqi thyen heshtjen: Tregon në detaje përse mungoi ndaj Maqedonisë

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 1:06

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, mungoi në ndeshjen kundër Maqedonisë të cilën e humbi Kosova, gjë që solli kritika e sharje edhe ndaj tij.


    Këto komente e kanë shtyrë sulmuesin e Lazios që ta thyejë heshtjen, duke treguar përmes një letre në detaje përse e kishte të pamundur të luante ndaj maqedonëve, shkruan Reporteri.net.

    Muriqi ka treguar se gjatë kohës së fundit ka pasur shumë probleme, sic ka qenë lëndimi i cili e la për disa javë pa ushtruar, më pas edhe infektimi me COVID-19.

    Ai thotë se nga të gjitha kontrollat që bëri, iu rekomandua të mos luante pasi nuk ishte i gatshëm për një ndeshje futbolli.

    “Për asnjë moment nuk kam dashur t’i lë vetë bashkëlojtarët e mi, por rezultatet e të dyja kontrolleve mjekësorë ishin të prera: nuk dukej e përshtatshme të zhvilloja ndeshje futbolli. Për këtë arsye mbeta jashtë fushës”, shkruan Muriqi.

    Muriqi thotë se, megjithatë, i tha trajnerit që do të paraqitej nëse ka sado pak mundësi. Mirëpo, ai thotë se me lëndime nuk do të ishte Vedat Muriqi, andaj hezitoi./Reporteri.net

    Lexoni letrën e plotë të sulmuesit kosovar:


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!