Me fjalë të rënda ka eskaluar mbrëmë debati në Kuvend në mes të zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj dhe deputetëve të VV-së.
Zv.kryeministri Driton Selmanaj duke replikuar me Mefail Bajqinovcin e VV-së, ironizoi duke thënë se e respekton më shumë që kur publikoi një fotografi me Adem Jasharin, shkruan Reporteri.
Por për këtë, ka reaguar Dimal Basha i VV-së. Në momentin kur ai po fliste në foltore, zëvendëskryeministri Selmanaj iu drejtua atij me fjalët “mshile gojën”.
Reagimi i Bashës ishte i ashpër duke e quajtur madje Selmanajn edhe “palaço”
“Mshile ti, ai s’duhet me kanë as në gojën tane. Paramendo çfarë palaço duhet me kanë, me ba hajgare me një figurë si Adem Jashari”, ka thënë Basha në Kuvend. /Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.