Politikani serb, i cili jeton në Mal të Zi, Vladislav Dajkoviç ka provokuar me foto nga qyteti i Shkodrës.
Ai në postimin e tij në rrjete sociale qytetin shqiptar e konsideron qytet serb. Madje me krenari thotë se Shkodrën e ka çliruar stërgjyshi i tij.
“Sot kam vizituar qytetin antik serb Shkodra, në Shqipëri. Për këtë qytet më lidh tradita familjare, sepse Esad Pasha ia ka dorëzuar çelësat e qytetit gjatë çlirimit malazez të Shkodrës. Si stërnip i Luke Shutovog Dajkoviç gjithmonë ndjehem bukur në këtë qytet, por gjithashtu me trishtim kur kujtoj mësimin e këngëve serbe, si: “Zidanja Skadra na Bojani” (ndërtimi i Shkodrës në Bunë) në letërsinë tonë. Nuk e harrojmë historinë tonë, as me çmimin e jetës. Le të rrojë populli ynë, kudo që është”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.