×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia del me raport zyrtar për arrestimin e Haki Rugovës dhe dy zyrtarëve të tjerë

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 10:59

    Gjatë ditës së djeshme është arrestuar kryetari i Istogut Haki Rugova, ish-nënkryetari i kësaj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtari ligjor, Faton Bujupi.


    Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se të tre të dyshuarit janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Reporteri.

    Më vendim të prokurorit tret ë dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “KEQPËRDORIM I POZITES APO AUTORITETIT ZYRTAR, KONFLIKT INTERESI, FALSIFIKIM I DOKUMENTIT. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale të lartcekura. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

    Ndërkohë, gjatë natës së mbrëmshme, avokati i Rugovës, Besnik Berisha, tha se shoqërimi dhe ndalimi në polici i Rugovës është tërësisht i kundërligjshëm.

    “Nga ajo që kam perceptuar gjatë intervistimit dhe provat e ofruara nga hetuesit policorë, jam absolutisht i bindur se zoti Rugova nuk ka bërë asnjë krim, përkundrazi ka respektuar në përpikëri ligjet për vetëqeverisje lokale, statutin e Komunës dhe ligjet e tjera në fuqi”, tha Berisha.

    Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, po përballet për të dytën herë me drejtësinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!