×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari vret gruan me thikë në Gjermani

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 11:11

    Rreth orës 15 të enjten pasdite, një person u paraqit në një stacion policie të qytetit Regensburg për të informuar se ai kishte vrarë gruan e tij në një apartament në këtë qytet.


    “Menjëherë më pas, kolegët shkuan me makinë drejt banesës së burrit. Atje ata gjetën kufomën e një gruaje” ka thënë komisionerja e policisë Franziska Meindl për gazetën TAG24.

    Siç dihet tani, gruaja e vrarë është bashkëshortja e personit që ishte paraqitur në polici.

    “Megjithatë, ne ende nuk jemi në gjendje të sigurojmë ndonjë informacion të besueshëm mbi motivin dhe rrjedhën e ngjarjeve” ka shtuar Meindl. Aktualisht janë duke u zhvilluar hetimet nga policia kriminale.

    Se si ka ndodhur saktësisht vdekja e gruas në apartamentin e saj ende nuk është njoftuar zyrtarisht.

    Ndërkohë është lëshuar urdhër arresti për vrasje ndaj burrit të saj. Sipas asaj që ka deklaruar policia të premten, 55-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë gruan e tij, përcjell albinfo.ch.

    Autopsia e trupit të viktimës ka zbuluar disa plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit. Burri është dërguar në një institucion korrektues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!