×
  • Sport
  • Sport

    Xherdan Shaqiri feston sot ditëlindjen, dhuratën më të mirë mund t’ia bëjë vetes në mbrëmje

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 12:17

    Xherdan Shaqiri sot feston ditëlindjen e 29-të


    Djaloshi i lindur në Zhegër është njëri nga më të dashurit për tifozët shqiptarë, shkruan Reporteri.net

    Dashuria ndaj tij u rrit edhe më shumë kur ai dhe Xhaka e mposhtën Serbinë me golat e tyre në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

    Shaqa sot mund t’ia bëjë një dhuratë vetes në këtë ditë të veçantë për të.

    Ai pritet të luajë sonte për Zvicrën në ndeshjen kundër Spanjës dhe le të shpresojmë që ditëlindjen ta festojë me ndonjë gol.

    Ndryshe, Shaqiri së fundi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, por në testin e dytë te Zvicra ai ka dalur negativ dhe është i gatshëm për ndeshjen kundër Spanjës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!