×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtari nga Zvicra arrestohet në Kosovë, policia i gjejnë drogë dhe një mulli për bluarje

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 12:12

    Dje gjatë ditës Policia e Kosovës në Klinë ka arrestuar një qytetar me nënshtetësi zvicerane, pasi i është gjetur drogë në veturë.


    Policia gjithashtu në veturën me targa zvicerane ka gjetur katër qese te vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje dhe letra për mbështjellje.

    “Njësiti policor ka ndaluar një veture me targa zvicerane të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjate kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar katër qese te vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një mulli për bluarje dhe letra për mbështjellje”, thuhet në raportin e policisë.

    I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!