Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëra-tjetrën për thyerje të armëpushimit, vetëm disa orë pas arritjes së marrëveshjes mes palëve në Moskë.
Dy vendet ranë dakord për një armëpushim dy javor, ndërsa banorët e Stepanakert në zonën e Nagorno-Karabakut dolen sot nga shtëpia pas disa javësh të mbyllur për shkak të bombardimeve.
Megjithatë, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit në Nagorno-Karabak, Armenia dhe Azerbajxhani po fajësojnë njëri-tjetrin për sulme të reja në zonat e banuara.
“Forcat azere filluan një sulm në 12.05”, dmth pas fillimit të armëpushimit të planifikuar për në mesditë”, njoftoi Ministria armene e Mbrojtjes.
“Armiku po bombardon zonat e banuara”, njoftoi nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.