×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Sllovenisë flet para ndeshjes me Kosovën: Kanë shansin e fundit që të fitojnë në shtëpi

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 13:23

    Përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjazs Kek është paraqitur në një konferencë për shtyp para udhëtimit drejt Kosovës, ku skuadra e tij do të përballet me “Dardanët”.


    Përfaqësuesja e Kosovës do të mundohet ta lë anash zhgënjimin e përjetuar në Shkup të enjten që lamë pas, kur u mposht nga Maqedonia e Veriut (2:1) dhe e humbi mundësinë e kualifikimit në “Euro 2020”.

    “Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandesi do të përballen të dielën (11 tetor) me Slloveninë në kuadër të edicionit të ri në Ligën e Kombeve

    Edicionin e ri në këtë kompeticion, Kosova e nisi me barazim (1:1) kundër Moldavisë e më pas edhe me humbje nga Greqia (1:2) në Prishtinë.

    Por, gjithë këto rezultate pozitive, Kosova do të mundet t’i lë anash në përballjen e së dielës ndaj Sllovenisë, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Përzgjedhësi Kek ka bërë me dije se skuadrës së tij do t’i mungojë sulmues Andrazs Sporar, derisa vendin e tij e ka zënë Lovro Bizhjak, i cili është anëtar i skuadrës ruse, Ufa.

    “Kemi pasur disa probleme në sulm pasi sulmuesit tanë nuk kanë luajtur që moti. Por, ardhja e Bizhjakut do të na ndihmojë për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve”, ka thënë Kek, raporton zeri.

    Kek mendon se Kosova do të jetë një kundërshtar më i fortë se San Marino, skuadër me të cilën Sllovenia e zhvilloi një miqësore këtë javë, ku fitoi me rezultat të thellë 4:0.

    “Pas humbjes nga Greqia dhe barazimit me Moldavinë, Kosova e ka rastin e fundit të fitojë në shtëpi ndaj nesh. Por, vetëbesimi ynë do të jetë i rëndësishëm. Synimi është t’i marrim tre pikët”, shtoi përzgjedhësi i Sllovenisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!