Më shumë se 2 muaj na ndajnë nga stina e Dimrit, ndërkohë që komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për furnizim me lëndë djegëse për shkollat fillore dhe të mesme të komunës.
Komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, ka arritur të finalizojë një tjetër tender për “Furnizim me lëndë djegëse – pelet, për shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Prishtinës”.
Fillimisht, për tenderin në fjalë janë ndarë 200 mijë euro, porse e njëjta kontratë është finalizuar për 198 mijë e 208,50 euro, shkruan IndeksOnline.
Në tenderin e publikuar nga prokurimi, bëhet me dije tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 236 mijë e 250 euro.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T.P “Aragonit-2”.
Tutje, kontrata në fjalë është nënshkruar për 12 muaj.