Pesë njerëz kanë vdekur sot kur një avion turistik dhe një avion tjetër më i lehtë u përplasën në ajër në perëndim të Francës.
Avioni më i vogël mbante dy pasagjerë kur u përplas me modelin turistik DA40 i cili kishte tre njerëz në bord.
Përplasja ndodhi rreth orës lokale 16:30 në Loches, tha zyrtarja e autoriteteve lokale Nadia Seghier.
Përfaqësues të saj shtuna se avioni më i lehtë ULM ra “në gardhin e një shtëpie por askush nuk u plagos në tokë”.
Të pestë pasagjerët në bordin e dy mjeteve ajrore humbën jetën.
Seghier tha: “Avioni u rëzua mbi gardhin e një shtëpie pa lënduar njerëz të tjerë, ndërsa më i madhi (DA40) ra disa qindra metra më lard në një zonë të pabanuar. Të pestë njerëzit e përfshirë vdiqën”.
Avioni turistik ishte ngritur nga Poitiers, rreth 100km larg Loches, ndërsa itinerarii fluturimti të mjetit më të vogël mbetet ende i paqartë.
Rreth 50 zjarrfikës kishin ardhur në zonë ndërsa policia e xhandarmëria bllokuan rrugët në vendin e përplasjes.
“Staf emergjencash ajrore erdhën nga Lyon për gjetjen e rrënojave”, njoftonte prefektura, pa dhënë detaje për identitetin e viktimave apo shkaqeve të përplasjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.