×
  • Lajme
  • Botë

    Rekord i infeksioneve me coronavirus në Francë

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 23:45

    Franca ka shënuar rekord të numrave të të infektuarve me coronavirus.


    Numri i të infektuarve ka shkuar të shtunën në 26,896.

    Sa i përket viktimave, numri i ditës së sotme është 54, duke e çuar shifrën totale në 32,684.

    Parisi është duke futur nivelin më të lartë të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që do të thotë se për dy javë, duke filluar nga e marta, të gjitha baret do të mbyllen, ndërsa restorantet do të duhet të zbatojnë masa të reja mbrojtëse për të qëndruar të hapur.

    Kujtojmë se restorantet dhe baret u mbyllën në Marsejë për dy javë rreth dhjetë ditë më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!