×
  • Sport
  • Sport

    Grushti i ‘vdekjes’: Shikoni momentin kur Robin Krasniqi ia fiku dritat Boselit dhe u shpall kampion bote

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 0:07

    Robin Krasniqi e ka mposhtur Dominic Boselin në Magdeburg të Gjermanisë dhe kështu është shpallur kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë


    Boksieri shqiptar shkëlqeu në këtë përballje dhe e nokautoi kundërshtarin pas vetëm tre rundeve, shkruan Reporteri.net

    Krasniqi në përfundim të rundit të tretë e rrëzoi dy herë kundërshtarin, madje në herën e dytë ia fiku dritat Boselit, i cili nuk mund të ngrihej më.

    Junikasi tani është kampion në kategoritë WBA dhe IBO, derisa më poshtë mund ta shihni momentin kur e nokautoi Boselin.

    Ndryshe, për Krasniqin kjo ishte fitorja e 51-të në karrierë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!