Shqipëria ka fituar veç një pikë në sifdën ndaj Kazakistanit, në ndeshjen që përfundoi pa gola në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 4.
Kombëtarja shqiptare krijoi raste të mira, mirëpo Kallaku dhe Berat Gjimshiti nuk kishin goditje të sakta.
Në 45 minutëshin e dytë, vendasit filluan me një iniciativë më të mirë dhe krijuan disa shanse të mira për gol.
Shqipëria kishte disa raste të mira edhe përmes Armando Brojas por nuk ia doli.
Kazakistani është lider i Grupit të 4-të me tri pikë, aq sa ka edhe Shqipëria, Bjellorusia dhe Lituania. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.