Bedri Hamza tregon a do ta marrë Vlora Çitaku kreun e PDK-së, nëse Haga ngrit aktakuzë ndaj Veselit
Këtë muaj përfundimisht do të dihet nëse Gjykata Speciale do të ngrit aktakuzë apo jo ndaj presidentit Hashim Thaçi si dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Duke e ndërlidhur me këtë, në media kanë qarkulluar kohë pas kohe se kush mund ta marrë kreun e PDK-së.
Bedri Hamza, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, në REPORTERI/INTERVISTA nuk ka dhënë një përgjigje se kush mund ta zëvendësonte.
“Z. Veseli është kryetar i PDK-së, vazhdon me qenë kryetar, është zgjedh nga Kuvendi i Partisë Demorkatike me përkrahje absolute dhe gëzon respekt, dhe unë e shoh se do të vazhdon për një kohë, se di sa periudhë të gjatë kohore”, ka thënë Hamza.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.