×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet pjesa e parë: Kosova i pati rastet, por Sllovenia shënoi golin

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 21:33

    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosova – Sllovenia me epërsinë minimale të mysafirëve [0-1]


    Haris Vuckic shënoi golin për sllovenët pas një kundësulmi shumë të mirë në minutën e 22-të, shkruan Reporteri.net

    Kosova u mundua që të rikthehej në lojë, por pa ndonjë rezultat edhe pse kishte disa raste shumë të mira.

    Edon Zhegrova në minutën e 35-të kombinoi për mrekulli me Valon Berishën, i cili me thembër pasoi te Zeneli, por goditja e këtij të fundit përfundoi jashtë portës.

    Në fund të pjesës së parë raste të mira shënimi kishin edhe Paqarada dhe Celina, por goditjet e tyre u pritën nga Jan Oblak.

    Le të shpresojmë që Kosova në pjesën e dytë do të vazhdojë me lojë të mirë dhe pse jo të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!