Shefi i deputetëve të PDK-së, Bedri Hamza ka treguar si po e pret shefi i tij i partisë mundësinë që të thirret nga Haga.
Hamza në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se Veseli ka karakter të qëndrueshëm dhe këtë e ka treguar me shumë sfida që i ka pasur gjatë jetës.
“Z. Veseli ka karakter stabil, shumë të qëndrueshëm, është ballafaquar në jetën e vet me shumë sfida. Jam i bindur që do ta kalon edhe këtë sfidë, është krenar për jetën e vet, punën e vet dhe është shumë i lumtur që Kosova falë UÇK-së, shumë gjeneratave, popullit dhe miqve ndërkombëtarë e kemi lirinë e shtetin tone. Unë besoj që as ai lëre më ne të tjerët nuk mundemi ta paragjykojmë si do të zhvillohen ngjarjet.
I pyetur se çfarë ka diskutuar, Hamza ka thënë se ka folur me Veselin për publikimin e aktakuzës.
“Krej çka kemi diskutuar është publikimi i një aktakuzë të pakonfirmuar, është një precedan, është një ngjarje që nuk është dashtë të ndodhë, është mirë mos të bëhen veprime që nuk janë në përputhje me ligjin, nëse krijohet precedan dhe spektakle të panevojshme rrezikon (Specialja) me humb kredibilitetin dhe me u diskreditu ende pa filluar punën”, tha Hamza.
/Reporteri.net/.