Kombëtarja e Kosovës është mposhtur sonte nga Sllovenia në Fadil Vokrri me rezultat minimal 1-0
Bernard Challandes pas ndeshjes ka thënë se është i zhgënjyer me mënyrën se si po pësojnë gola, por ka thënë se detyra e tij është t’i mbrojë lojtarët e tij, shkruan Reporteri.net
“Unë kam menduar se është ekipi më i mirë për këtë ndeshje. Nuk kemi gjetur zgjidhje, por mendoj se skuadra ka provuar deri në fund. Ne provuam, provuam dhe asgjë nuk është mirë në këtë kohë. Është kohë e keqe për ne dhe duhet ta pranojmë këtë,” ka thënë Challandes.
“Unë i përcjell lojtarët dhe i di kapacitetet e tyre, unë nuk vij këtu pa informacione. Për mua lojtarët që kanë luajtur janë të mirë. Ishte ekipi më i mirë që mund të kishim sot.
Sa i përket 6 humbjeve në 7 përballjet e fundit Challandes u shpreh kështu:
“Unë nuk jam i lumtur. Unë jam i zhgënjyer me lojtarët. Ne po pësojmë gola qesharak. Por, unë do ta mbroj ekipin tim, sepse ata janë munduar. Unë më duhet që ta mbrojë ekipin tim,” përfundoi tekniku zviceran. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.