Emri i Bedri Hamzës si kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës për zgjedhjet e ardhshme lokale është më i përfoluri.
Hamza në REPORTERI/INTERVISTA ka treguar nëse do të garojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për t’u bërë i pari i qytetit nga vjen.
“Unë ndihem tepër mirë në Mitrovicë, punoj një kohë të në gjatë në Prishtinë dhe çdo ditë kaloj në rrugën Prishtinë- Mitrovicë. E dua Mitrovicën, njerëzit e Mitrovicës, kënaqem në Mitrovicë. Për kandidaturat vendosin strukturat e partisë. Duhet strukturat me vendos dhe me i pa rrethanat tjera se ku njeriu mundet me kontribuar më shumë dhe ku është më i nevojshëm”, ka thënë Hamza.
Ai shton se partia e tyre është duke punuar dhe nga muaji tetor do të fillon me preznatimin e kandidatëve për kryetar të komunave.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.