×
  • Lajme
  • Lajme

    Për të shtatën herë, edhe sot tentohet kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 8:03

    Sot do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku pritët të votohet në parim projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

    Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

    Në rend të ditës janë edhe disa pika tjera.

    Rendi i ditës

    Votimi i Projektligjit nr. 07/L-034 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar;

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar;

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete;

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës;

    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2019;

    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2019;

    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2019;

    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,Interpelancë me Kryeministrin e Kosovës;

    Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2019,Interpelancë me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, sipas kërkesës së sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!