Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi prej disa ditësh ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mbrëmë Thaçi ka zhvilluar edhe takime me shqiptarët në Amerikë.
Thaçi ka takuar edhe Elmi Berishën, i njohur si veprimtar i komunitetit shqiptar në SHBA.
Berisha madje bëri të ditur se takimi ishte vazhdimësi e bisedimeve lidhur me Kosovën dhe qasjen e re në Washingtonin zyrtar.
“Të bashkuar, të fituar”, tha ai.
Thaçi së fundi nga Amerika theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke duke shtuar se vizita e tij në Amerikë ishte e domosdoshme pas gjithë bisedimeve të cilat pati zhvilluar në Bruksel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.