×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka kuorum, ende pa nisur seanca Kuvendi shkon në pauzë

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 10:16

    Ende pa nisur seanca për votimin e projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë 30-minutëshe.


    Kryekuvendarja Vjosa Osmani ka kërkuar pauzën për shkak të mungesës së kuorumit, pasi në sallë ishin prezentë vetëm 40 deputetë, edhe pse seanca e jashtëzakonshme ishte ftuar me 61 nënshkrime, sipas LDK-së.

    Sot për të shtatën herë me radhë do të tentohet që të votohet projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

    Pushteti deri tash ka dështuar t’i sigurojë 61 votat, e opozita nuk ka qëndruar fare në sallë kur është hedhur në votim ky projektligj.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se për seancën e sotme i ka votat që i duhen për të kaluar këtë pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!