Donika Kadaj Bujupi që nga abstenimi i saj ndaj votimit të Qeverisë Hoti, po injorohet vazhdimisht nga partia e saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Vetë ajo pati bërë të ditur në një nga televizionet vendore se nuk po ftohet as në takime të partisë, shkruan Reporteri.net.
Njëjtë edhe sot, në fotografinë e publikuar nga deputetja Time Kadrijaj, ku shihet i gjithë Grupi Parlamentar i AAK-së, mungon deputetja Kadaj Bujupi.
“Grupi parlamentar i AAK-së!”, ka shkruar ajo sipër fotografisë.
Ndryshe, Kadaj Bujupi më parë ishte pjesë e AAK-së, pastaj kaloi në Vetëvendosje, e më pas u kthye sërish në partinë e Ramush Haradinajt.
Ky është postimi i saj i plotë:
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10157483587176156&set=a.10151244645601156&type=3
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.