×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Qeveritarët më quajtën palaço, parazit, e shkretë, jo legjitime dhe e gjorë

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 10:54

    Në seancën ku pritet të hedhet në votim Projektligji për Rimëkëmbjen e Ekonomike për të shtatën herë me radhë, fjalën e ka marrë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.


    Osmani tha se e ka votuar pesë herë këtë projektligj dhe është fyer në mënyra të ndryshme nga qeveritarët.

    “Më shumë se 5 herë e kam votuar këtë Ligj dhe si rrjedhojë jam quajtur palaço parazit, jo legjitime, e shkretë e gjorë…Nuk është kjo mënyra për të bashkëpunuar të nderuar zonja dhe zotërinj të Qeverisë. Nuk është kjo mënyra për të arritur unitet në çështje”, tha Osmani në Kuvend.

    “Siç e kam votuar edhe 5 herë, unë e votoj edhe sot por jo pse e meritoni ju këtë votë, keni treguar arrogancë të paparë, së paku në katër mandate… E kjo tregon që nuk lodhen aspak për dëmin ekonomik që i është shkaktuar vendit nga pandemia”, u shpreh ndër të tjera Osmani

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!