Haxhi (Robin) Krasniqi ka thënë se është krenar që i është realizuar ëndrra e fëmijërisë, duke u bërë kampion bote në boksin profesionist. Ai thotë se për të realizuar këtë ëndërr ka punuar plotë 15 vjet dhe se rruga nuk ka qenë e lehtë.
“I vetëm kurrë nuk do të gjendesha këtu ku jam, për atë dua t’iu falënderohem të gjithë atyre që e kaluan këtë rrugë me mua, e veçanërisht familjes sime, ekipit të trajnerëve (Magomed Schaburow, Sepp Maurer dhe Mirdi Limani) si dhe menaxherit tim Luan Dreshaj, i cili tash e 15 vjet është krah meje dhe nuk u ndal kurrë së besuari në mua. Gjithashtu e falënderoj promotorin tim Ulf Steinforth, i cili ka plot 10 vjet që më mundëson duele fantastike si dhe kanalet televizive të cilat më mundësuan gjithnjë platforma madhështore”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai në fundjavë mposhti gjermanin Dominic Boesel me nokaut në raundin e tretë, duke ia rrëmbyer titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA dhe titullin IBO.
Krasniqi ka thënë se pas meçit ishte interesuar për gjendjen shëndetësore të Boeselit.
Shansin për të luftuar për titullin botëror ma japi kampioni Dominic Bösel dhe për këtë i jam shumë falënderues. Menjëherë pas meçit jam informuar për gjendjen e Dominic-ut dhe i gëzohem shumë faktit që ai është shëndosh e mirë. Shëndeti është kryesorja! Dominic-u do të rikthehet sërish, për këtë jam i bindur dhe i uroj sinqerisht çdo të mirë”, ka shkruar Krasniqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.