Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka njoftuar se është në vetizolim, pasi një anëtar i ekipit të tij është diagnostifikuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi i ri.
“Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vetizolohemi në përputhje me udhëzimet. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative”, ka shkruar Varhelyi.
I was informed today that a member of my team tested positive for #COVID19. Pending new test results, myself&team members concerned are self-isolating in line with public health guidelines&teleworking. I feel well, have no symptoms, my tests in past week were negative. Stay safe!
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 11, 2020
Gjatë javës së kaluar, Varhelyi ka qëndruar për vizitë në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai në Prishtinë u takua me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës.
Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i planit të investimeve të BE-së në rajon.
Numri i rasteve me coronavirus në vendet e Bashkimit Evropian është rritur gjatë javëve të fundit.
Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fillim të javës së kaluar ka qenë në vetizolim, mirëpo më pas njoftoi se testi i saj për coronavirus ka dalë negativ.