Paulo Dybala ende nuk e ka bërë debutimin sezonal me Juventusin. “La Joya” u dëmtua më datë 7 gusht në sfidën e Champions League-s përballë Lyonit, por në momentin kur dëmtimi muskulor më në fund u kthye në një kujtim, argjentinasi ka shfaqur probleme të tjera të natyrës gastro-intestinale.
I grumbulluar me përfaqësuesen, 26-vjeçari nuk do të luajë as ndaj Bolivisë, teksa nuk zbriti në fushë as në fitoren 1-0 kundër Ekuadorit. Federata Argjentinase e Futbollit njoftoi se Dybala nuk është në gjendje fizike për ta ndihmuar ekipin, një situatë që e shqetëson Juventusin.
Numri 10 i bardhezinjve do të udhëtojë më shpejt nga ç’ishte parashikuar për në Torino me shpresën që edhe ky shqetësim i fundit të zhduket dhe lojtari të jetë i gatshëm për sfidën e kësaj të shtune përballë Crotones.
Nëse ia del të jetë i gatshëm, atëherë me shumë gjasa do të bëjë debutimin sezonal. Dybala ishte i pranishëm në listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Romës, por nuk u aktivizua, po ashtu ai ishte edhe në listën e futbollistëve për takimin kundër Napolit, por dueli nuk u zhvillua.
Sezonin e shkuar djaloshi nga Laguna Larga zbriti në fushë në 47 ndeshje gjithsej, duke shënuar 17 gola e dhuruar 14 asiste. Dybala është pa diskutim një ndër elementët më të rëndësishëm te 36 herë kampionët e Italisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.