Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka treguar se me kryeministrin grek ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën ekonomike, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast Kosova tash e sa kohë i ka të plotësuara të gjitha kushtet.
Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3734731539921506